Shqiperia

Tahiri, PS-PD ‘sherr’ në Këshill, çfarë ndodhi me Bashën në 2007

Po zhvillohet mes debateve të forta mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet imuniteti i Saimir Tahirit. Avokati i Tahirit kërkoi që seanca të shtyhet me tri ditë për mbrojtje, por kjo është pritur me debate nga anëtarët e djathtë dhe të majtë në sallë. Demokratët kanë dalë kundër kësaj kërkese, e cila është pritur pozitivisht nga deputetët e PS.

Çuçi: Kemi të bëjmë totalisht me një farsë, këtu s’ka lidhje fare me Tahirin. Jam plotësisht dakord që ne t’i lëmë afat mbrojtjes. Bashës iu la afat dy muaj në 2007.

Strazimiri: Jo mbrojtje, mbrojtja është veprim procedural, e drejtë e të pandehurit që bëhet në gjykatë, këtu kërkohet drita jeshile për të filluar procedimin ndaj tij. Në gjykatë bëhet mbrojtja, kjo instancë e Kuvendit nuk është gjykatë. Të japë shpjegime.

Halimi: Në 2007, Basha ka kërkuar vetë t’i hiqet imuniteti menjëherë. Prokuroria nuk kërkoi arrestimin e Bashës. Basha nuk akuzohej për trafik ndërkombëtar droge. Kërkohet arrest i deputetit. Kjo është situata sot, krejt e ndryshme nga ajo e para.

OPINIONE