Të dhënat e mbi 65 mijë shqiptarëve rrjedhin në rrjet, hakerat publikojnë kartat e identitetit e numrat e telefonit

Të dhënat e mbi 65 mijë shqiptarëve tanimë janë duke qarkulluar nëpër rrjet. Hakerat e grupimit “ Drejtësi për Atdheun”, të njohur ndryshe në gjuhën angleze si “ Homeland Justice”  kanë marrë në duar të dhënat e mijëra shqiptarëve, si emër,mbiemër, datëlindja, vendi ku kanë lindur dhe jetojnë, karta e identiteti dhe numërat e telefonit.

Të dhënat e mbi 65 mijë shqiptarëve rrjedhin në rrjet,

Te dhenat e shqiptareve

Këto të dhëna sensitive janë publikuar nga hakerat në profilin e tyre në Telegram, “Homeland Justice”. Krahas dokumentit disa faqësh, “Homeland Justice”, shkuan edhe “Nëse dikush thotë: Unë e adhuroj Zotin” dhe urren vëllanë e tij, ai është hipokrit; sepse ai që vret vëllanë e tij që e ka parë, nuk mund ta dojë Perëndinë që nuk e ka parë’.

Të dhënat e mbi 65 mijë shqiptarëve rrjedhin në rrjet,

Te dhenat e shqiptareve

Kjo nuk është hera e parë që hakerat iranianë publikojnë të dhënat e shqiptarëve. Pre e sulmeve të tyre kibernetike kanë rënë një sërë institucionesh në vendin tonë, ku më i fundit ishte INSTAT.

Të dhënat e mbi 65 mijë shqiptarëve rrjedhin në rrjet,

Mesazhi i Homeland Justice

Pas këtij sulmi, Instituti i Statistikave reagoi duke thënë se të dhënat e shqiptarëve janë të mbrojtura dhe nuk janë prekur të dhënat e Censit.

“Instituti i Statistikave (INSTAT) njofton publikun se për shkak të një sulmi kibernetik që preku disa nga sistemet e tij më 31 janar 2024 do të shtyjë publikimin e statistikave zyrtare deri në një njoftim të dytë. Sulmi kibernetik i cili synoi të dëmtojë të dhënat e INSTAT ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë. INSTAT siguron publikun se të dhënat e Censit 2023 nuk janë objekt i këtij sulmi. Ekipi teknik i INSTAT menjëherë aktivizoi protokollet e emergjencës për të mbrojtur të dhënat dhe parandaluar dëmtime të mëtejshme.

INSTAT do të vazhdojë aktivitetin e tij statistikor dhe do të përdorë mjete alternative komunikimi si adresa e email-it instat.albania@gmail.comdhe kanalet zyrtare të rrjeteve sociale, Instagram dhe Facebook”, njoftoi INSTAT muaj më parë./newsbomb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne