Të rinjtë arabë e shohin Rusinë si një partner më të besueshëm se SHBA-ja

Sipas televizionit CNBC, një pjesë e madhe e të rinjve që jetojnë në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut e shohin Rusinë si një partner më të besueshëm se Shtetet e Bashkuara.

Një hulumtim të cilin agjencia ASDA’A Burson-Marsteller e zhvillohet çdo vit që nga viti 2008 në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, zbuloi se të rinjtë arabë këtë vit si aleatë më të afërt panë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite.

Rusia e cila viteve të fundit u përqëndrua në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me vendet e Lindjes së Mesme, ishte e katërta në renditje, ndërsa SHBA-ja e cila për herë të parë nuk mundi të radhitet në 5 vendet e para, u rendit në vendin e 11-të.

‘PËR 31% TË TË RINJËVE ALEATI MË I RËNDËSISHËM ËSHTË RUSIA’

Pjesa më e madhe e të rinjëve që votuan Rusinë ishin nga Jordania, Iraku, Libani, Palestina dhe Jemeni. 31 për qind e të rinjve që jetojnë në këtë rajon e kanë treguar Rusinë si aleatin e tyre më të rëndësishëm. Ndërsa ata që votuan në favor të SHBA-së ishin 15 për qind.

Ekipi hulumtues tha se në dy vitet e fundit, të rinjtë arabë kanë përjetuar ndryshime rrënjësore në qëndrimin e SHBA-së dhe se tani shumica e njerëzve në këtë kategori moshe shikojnë Shtetet e Bashkuara si ‘armik’.

Në anketë morrën pjesë 3 mijë e 500 njerëz të moshës 18-24 vjeç.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne