Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se regjimi pushtues sionist ka kërkuar evakuimin e menjëhershëm të një spitali në Gaza në të cilin janë strehuar të paktën 14 mijë civilë palestinezë.
Me hyrjen e operacionit “Stuhia Al-Aksa” në ditën e 23-të dhe shënimit të fitoreve të para të forcave të rezistencës palestineze përball forcave të regjimit sionist, avionët luftarakë të regjimit pushtues izraelit kanë bombarduar vazhdimisht vendbanime civile, qendra shëndetësore, xhami dhe vende në të cilat janë mbledhur refugjatët palestinezë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të Palestinës.
Kanali informativ Al-Mayadeen njoftoi mesditën e sotme, të dielën, se regjimi sionist ka kërcënuar se do të godas dhe bombardojë spitalin “Kuds” në Gaza dhe ata duhet të evakuojnë këtë spital.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, teksa shprehu shqetësimin për këtë kërcënim, njoftoi se në këtë spital ndodhen 14 mijë refugjatë palestinezë.
Para kësaj, regjimi sionist kishte sulmuar dhe bombarduar spitalin “Al-Mu’amedani” në Rripin e Gazës dhe si pasojë e këtij sulmi janë vrarë të paktën 500 palestinezë.
Pas këtij sulmi, ushtria sioniste ia atribuoi bombardimin e spitalit “Al-Mu’amedani” grupeve të rezistencës palestineze, pretendim të cilin gazeta amerikane “New York Times” e hodhi poshtë në një raport investigativ duke paraqitur prova dokumentare në lidhje me pavërtetësinë e pretendimeve të regjimit sionist në këtë drejtim.
Lëvizja e Rezistencës Islamike e Palestinës (Hamas), në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist në bombardimin e spitalit “al-Mu’amedani”, deklaroi se ky krim është shembull i qartë i gjenocidit./parstoday