Rajoni

Trajanov: Mediat serbe nuk ndalojnë së nxituri urrejtje ndëretnike në Maqedoni

Ish-ministri i brendshëm i Maqedonisë tha se lajmi në “Blic” që është kapur municion për armatosjen e shqiptarëve të Maqedonisë është vetëm vazhdimësi e fushatës së Serbisë, transmeton Gazeta Express.
Pavle Trajanov, ish ministër i brendshëm, pohoni se informacioni që sot njoftoi gazeta “Blic” se forcat speciale serbe kapën transportuesit ilegal të municionit në Maqedoni, që synonin armatosjen e strukturave partiake për partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni, liderët e të cilëve morën pjesë në konfliktin e armatosur në Maqedoni dhe Kosovë, ishte një vazhdim i fushatës që vjen nga mediat pro-qeveritare në Serbi për nxitjen e urrejtjes ndëretnike në Maqedoni.

Fqinjët tanë kanë dhënë deklarata të balancuara që synonin qetësimin e situatës në Maqedoni, me përjashtim të Serbisë, udhëheqja e të cilëve, sidomos mediat pro-qeveritare, kanë filluar një fushatë kundër LSDM-së dhe kundër udhëheqësit të saj Zoran Zaev, më agresive edhe se media kryesore pro-qeveritare këtu . Zakonisht këto media deklarojnë dhe e shkruajnë atë që përsëri Zaevi përkrahë një Shqipëri të Madhe apo se sytë janë drejtë një luftë e re në Ballkan që fillon në Maqedoni … – thotë Trajanov.

Blic shkruan se Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Serbi ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve në jug të këtij vendi, të cilat do të transportoheshin në mënyrë të paligjshme për në Maqedoni dhe supozohet se ishin të destinuara për partinë më të madhe shqiptare në Maqedoni.

Burime të VBA, kanë thënë se janë konfiskuar pushkë, mitraloza, granata dore javën e kaluar. Pranë Preshëvës dhe Bujanocit kanë gjetur dy shtetas të Serbisë të kombësisë shqiptare duke u përpjekur të dërgojnë këto armë për në Maqedoni.

Burimi i gazetës thotë se “Padyshim se kanë dashur këto armë ti përdorin nëse ndodh ndonjë luftë në Maqedoni, apo thjesht për të shkaktuara incidente dhe të ngjallin dyshime”.

Burimi i gazetës tha se “Është vënë re dukshëm se lëvizjet e pjestarëve të ish-UÇK-së janë rritur në destinacionin Preshevë-Bujanoc-Maqedoni”.

Veprimi i policisë është kryer në fshehtësi të plotë, dhe janë informuar vetëm kryesorët e VBA’së, ndërsa për aktivitetet e përgjithshme janë të informuar edhe shërbimet përgjegjëse të Maqedonisë.

OPINIONE

INTERVISTA