Transferimi i studimeve të larta

Ata studente qe nuk jane te kenaqur me universitetin ku po mesojne kane mundesi ti transferojne studimet e tyre ne nje tjeter institucion te arsimit te larte. Ministria e Arsimit ka shpallur datat e aplikimit, 7 deri me 19 shtator, dhe iu jep te drejte te gjithe atyre qe kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të  transferojnë studimet në nje program te ciklit të parë me karakter profesional. Sipas udhezimit te ministrise keta studente mund te aplikojnë deri në 5 programe. Ndërsa studentët  në trojet shqiptare jashtë kufirit që kërkojnë të vijonë studimet në Shqiperi,  kanë të drejtë të aplikojnë deri në 10 programe studimi. Institucionet e arsimit të  lartë do te publikojne listat e aplikantëve  me 21 shtator. Fituesit do te perzgjidhen pas vlerësimit të dosjeve dhe do te shpallen me 10 tetor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne