Bota

Tronditet Holanda, ekzekutohet në prag të shtëpisë avokati i një dëshmitari shtetëror, policia: Vrasje brutale

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Holandën, teksa është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Amsterdam një avokat i njohur.

Mediet raportojnë se është ekzekutuar 44-vjeçari Derk Wiersum, i cili ishte avokat i një dëshmitari shtetëror në një çështje kundër anëtarëve të një bande të madhe droge, të cilët akuzohen edhe për pesë vrasje të tjera midis viteve 2015 dhe 2017.

Vetë policia e ka cilësuar ngjarjen “një krim brutal”, ndërsa ka thënë se një i dyshuar i maskuar me kapuç është larguar me këmbë. “Me këtë vrasje brutale, është kapërcyer një kufi i ri: tani edhe njerëzit thjesht duke bërë punën e tyre nuk duken më të sigurt”, tha shefi i policisë Erik Akerboom.

“Hollanda është kthyer në një narko-shtet. Krimi i organizuar ka marrë plotësisht kontrollin”, u shpreh Jan Struijs, anëtar i sindikatës së policisë NPB./balkanweb

OPINIONE