Turqia dënon sulmet e fundit të Izraelit ndaj gazetarëve

dënoi sulmet e fundit të Izraelit ndaj gazetarëve, duke nënvizuar angazhimin për të mbështetur profesionistët e medias që raportojnë për gjendjen palestineze. “I urojmë shërim të shpejtë kameramanit të TRT News që mbeti i plagosur në sulmin e pushtuesit dhe urimet tona për fat të mirë familjes së TRT-së”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqis.

“Ne shohim se Izraeli nuk e ka kuptuar prej muajsh që nuk mund të fshehë të vërtetën duke sulmuar gazetarët”, thuhet gjithashtu në deklaratën e MPJ-së turke. “Gazetarët e guximshëm dhe të nderuar do të vazhdojnë t’ia raportojnë botës me vendosmëri shtypjen që po ndodh në Palestinë dhe Ministria jonë do të qëndrojë pranë tyre në këtë luftë”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Policia izraelite pengoi qindra të rinj palestinezë të hynin në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin e pushtuar për namazin e Xhumasë, thanë dëshmitarët. Oficerët e policies, të vendosur në portat e jashtme të xhamisë, larguan qindra të rinj që kërkonin të faleshin, thanë dëshmitarët, duke shtuar se policia sulmoi disa prej tyre. Dëshmitarët thanë se policia rrahu një të ri pranë Portës së Luanit, duke e lënduar në kokë. Ata gjithashtu pretenduan se një punonjës i rrjetit televiziv turk TRT u sulmua nga policia në të njëjtën zonë pa asnjë arsye.

Policia izraelite nuk dha arsye për ndalimin e numrit të madh të të rinjve nga hyrja në xhami apo për sulmet. Megjithatë, kufizimet për të rinjtë që hyjnë në xhami janë shtrënguar gjatë javëve të fundit. Shoqata Vakëfi Islamik në Kuds, një organizatë nën autoritetin jordanez përgjegjës për menaxhimin e punëve të xhamisë, deklaroi se 35 mijë njerëz arritën të falnin namazin në Xhaminë Al-Aksa, pavarësisht kufizimeve izraelite. Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë Kudsin, mes një ofensive vdekjeprurëse izraelite ku janë vrarë rreth 39.200 njerëz në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

Përpos kësaj, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 590 palestinezë janë vrarë dhe rreth 5.400 të tjerë janë plagosur nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në një opinion historik më 19 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli “të paligjshëm” pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne