Ushtria izraelite arreston një paciente me kancer në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite arrestoi 16 persona të tjerë sot, duke përfshirë një grua të sëmurë me kancer, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të burgosurve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor në 4.520 që nga 7 tetori, tha Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Grupi tha në një deklaratë se autoritetet izraelite “arrestuan 16 qytetarë të shtunën, gjë që e çon numrin e të burgosurve në Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin, në rreth 4.420 palestinezë që nga 7 tetori”. Ushtria izraelite arrestoi një grua palestineze që vuante nga kanceri, shtoi Shoqata.

Kjo shifër nuk përfshin arrestimet në Rripin e Gazës, thuhet në deklaratë. Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor pas ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës nga 7 tetori, kur grupi palestinez Hamas zhvilloi një operacion ndërkufitar.

Të paktën 288 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite dhe kolonët në Bregun Perëndimor nga 7 tetori, krahas më shumë se 3.100 të tjerëve të plagosur, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne