Ushtria izraelite bastis spitalin Al-Shifa në Gaza, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Si pasojë e bastisjes që kreu ushtria izraelite në spitalin Al-Shifa në perëndim të Gazës, të shoqëruar nga mjete ajrore pa pilot dhe të shtëna me armë zjarri, kanë humbur jetën dhe janë plagosur shumë persona Si pasojë e bastisjes që kreu ushtria izraelite në spitalin Al-Shifa në perëndim të Gazës, të shoqëruar nga mjete ajrore pa pilot dhe të shtëna me armë zjarri, kanë humbur jetën dhe janë plagosur shumë persona.

Sipas informacioneve që korrespondenti i Anadolu-s mori nga dëshmitarët okularë, tanket dhe automjetet ushtarake izraelite, nën mbrojtje të fortë zjarri, hynë papritur në rajonet perëndimore të qytetit të Gazës dhe rrethuan spitalin Al-Shifa, ku ndodheshin mijëra të zhvendosur, pacientë dhe të plagosur dhe shënjestruan disa pjesë të spitalit me predha artilerie dhe dronë.

Përderisa disa nga personat e zhvendosur arritën të largoheshin nga spitali para bastisjes, forcat izraelite shënjestruan spitalin dhe hapën zjarr brenda, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e disa personave të zhvendosur. Nga ana tjetër, ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një operacion kundër spitalit Al-Shifa në perëndim të qytetit të Gazës. Në lajmet e televizionit shtetëror izraelit KAN, bazuar në ushtrinë izraelite, u tha se “është kryer bastisje në spitalin Al-Shifa në Gaza pas inteligjencës së marrë se është përdorur nga zyrtarë të Hamasit”.

Në deklaratën e tij në rrjetet sociale, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee pohoi se ushtarët izraelitë dhe forcat e njësisë së inteligjencës së brendshme Shabak (Shin-Bet) po “punonin për të parandaluar aktivitetet terroriste dhe kapjen e sulmuesve” në spitalin Al-Shifa. “Gjatë operacionit dhe rrethimit, ndaj forcave të ushtrisë u hap zjarr nga brenda spitalit Al-Shifa dhe ata u përgjigjën me zjarr dhe sulmuesit u plagosën”, pretendon Adraee./botaislame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne