Ushtria izraelite refuzon të komentojë raportet për derdhjen e ujit të detit në tunelet e Gazës

Ushtria izraelite ka refuzuar të komentojë raportet në media për derdhjen e ujit të detit në tunelet e Hamasit në Rripin e Gazës.

Një zyrtar i ushtrisë izraelite në një konferencë për media përmes telekonferencës iu përgjigj pyetjeve për lajmin e gazetës “Wall Street Journal” me qendër në Hamasi, se ndaj tuneleve në Rripin e Gazës ka filluar lëshimi i ujit.

Zyrtari vuri në dukje se “për shkak se nuk mund të ndajë detajet operacionale” ai nuk mund t’u përgjigjet pyetjeve nëse ka filluar apo jo lëshimi i ujit në tunelet e Gazës. Më tej zyrtari mbrojti idenë se ushtria izraelite “prej vitesh ka punuar mbi alternativat taktike lidhur me tunelet dhe se ajo posedon mënyra të shumta për neutralizimin e tyre”.

I pyetur sërish nëse ushtria izraelite ka filluar apo jo lëshimin e ujit në tunele ose do të fillojë apo jo, zyrtari u shmang nga ndarja e një informacioni të saktë dhe përsëriti deklaratat e shefit të shtabit të Izraelit, Herzi Halevi se “Mendon që lëshimi i ujit së shpejti në tunele është ide e mirë”.

Halevi kishte theksuar se “lëshimi i ujit të detit në tunelet nëntokësore të Hamasit në Rripin e Gazës është ide e mirë”.

Izraelitët e mbajtur peng në Rripin e Gazës që u liruan nga Hamasi kanë treguar për qëndrimin në këto tunele nëntokësore. Ekspertët e mjedisit paralajmërojnë se lëshimi i ujit të detit në tunelet e rajonit mund të shkaktojë fatkeqësi mjedisore në rajon./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne