Vaksinimi i detyruar është krim kundër njerëzimit

Kodi i Nirnbergut
Sistemi shëndetësor në raste të caktuara mund të keqpërdoret me qëllim që të shkaktohet dëm individëve apo shoqërisë në përgjithësi. Për të parandaluar këtë mundësi është aprovuar Deklarata universale për drejtat e njeriut, Konventa e Gjenevës, Kodi i Nirnbergut si dhe legjislacionet në fuqi të shteteve në botë.
Për të gjitha llojet e eksperimenteve që mund të kryhen tek njeriu për cilido qëllim eksperimentues, testues, hulumtues, shëndetësor, është i nevojshëm pëlqimi absolut vullnetar i subjektit apo individit njerëzor. Kjo do të thotë që individi i cili nënshtrohet ndonjë eksperimenti apo vaksinimi duhet të ketë zotësi juridike që të jep pëlqimin e vet, ashtu që individi apo njeriu duhet të ketë vullnetin e lirë të zgjedhjes, pa intervenimin apo imponimin e çfarëdo çoftë elementi të dhunës, gjobës, penalizimit, mashtrimit, detyrimit apo forma tjera të kufizimit apo force të përdorur nga pushteti.
Kodi i Nirnbergut
Neni 1.
Pëlqimi i subjektit njerëzor është absolutisht i nevojshëm. Kjo do të thotë që individi e cila kyçet në eksperiment duhet të ketë zotësinë juridike që të jep pëlqimin, kërkesa duhet të jetë e arsyetuar që individi të mund të shfrytëzojë mundësin e lirë të zgjedhjes së tij, pa intervenim të çfarëdo elementi të forcës, mashtrimit, lajthitjes, imponimit, forcës së tepruar apo formës tjetër të kufizimit apo dhunës, dhe do të do duhet të ketë dije të mjaftueshme dhe mirëkuptim të elementeve të lëndës në fjalë e cila do t’ia mundësonte atij sjelljen e vendimit të qartë dhe të kuptueshëm. Ky element i fundit kërkon që para pranimit dhe marrjes së vendimit pozitiv, subjektit eksperimental duhet t’i komunikohet natyra, afati dhe qëllimi i eksperimentit, metodat dhe pajisjet me të cilin do të kryhen, të gjitha shqetësimet dhe rreziqet të cilët mund të lajmërohen, efektet anësore për shëndetin e tij që mund të paraqiten gjatë eksperimentit. Detyra dhe përgjegjësia për caktimin e kualitetit të pëlqimit bie mbi çdo individ i cili inicon, udhëzon apo merr pjesë në eksperiment. Kjo është detyrim dhe përgjegjësi individuale e cila nuk mund të përcillet tjetrit pa u ndëshkuar.
Neni 2.
Eksperimenti duhet të jetë i tillë që jep rezultate të dobishme për mirëqenien e shoqërisë, të cilët nuk mund të ekzaminohen me metoda tjera apo me pajisje tjera shkencore,dhe i cili nuk është i panevojshëm për nga natyra e tij për mirëqenien e shoqërisë njerëzore i panevojshëm.
Neni 3.
Eksperimenti do të duhej të jetë i projektuar dhe i bazuar në rezultatet e mëparshme të eksperimenteve të kryera në shtazët dhe njohjes së historisë natyrore të sëmundjes apo ndonjë problemi tjetër i cili hulumtohet që rezultatet e pritura të mund të arsyetojnë kryerjen e eksperimenteve.
Neni 4.
Eksperimenti duhet të zbatohet në atë mënyrë që të shmangen të gjitha lëndimet dhe vuajtjet e panevojshme fizike dhe shpirtërore.
Neni 5.
Nuk guxohet të zbatohet eksperimenti kur ekziston apriori arsyeja për besimin se mund të ndodh vdekja ose lëndim i rëndë , në ato eksperimente ku mjekët eksperimentojë vetveten e tyre.
Neni 6.
Shkalla e rrezikut e cila merret kurrë nuk do të duhej të jetë më e lartë nga ajo e cila është e përcaktuar me rëndësinë humanitare të problemit i cili duhet zgjidhur me eksperiment.
Neni 7.
Duhet bërë përgatitjet e përshtatshme që të sigurohen kushtet e nevojshme për mbrojtjen e subjektit eksperimental të cilët duhet të jenë sa më larg mundësisë së paraqitjes së lëndimeve, invaliditetit apo vdekjes së njeriut.
Neni 8.
Eksperimentin duhet të zbatojnë vetëm persona të kualifikuar dhe profesional. Në të gjitha fazat e eksperimentit të atyre që zbatojnë dhe marrin pjesë në eksperiment duhet kërkuar shkallën më të lartë të shkathtësisë dhe kujdesit.
Neni 9.
Gjatë eksperimentit, çdo njeri duhet të jetë i lirë që të ndërpresë eksperimentin, në rast se ka arritur gjendjen fizike dhe mendore dhe ndien se zhvillimi i mëtutjeshëm i eksperimentit është i pamundur.
Neni 10.
Gjatë eksperimentit, shkencëtari përgjegjës duhet të jetë i gatshëm të ndërpres eksperimentin në cilën do fazë, në rast se ka arsye të besueshme, që kërkon besimin e tij të mirë, shkathtësinë e nivelit më të lartë dhe gjykimin e kujdesshëm, që vazhdimi i eksperimentit me siguri do të mundë të sjell gjer te lëndimet, invaliditetin apo vdekjen e subjektit eksperimentues (njeriut).
Burimi:
https://www.hhs.gov/ohrp/archive/nurcode.html
19.12.2020
Përktheu:
Av. Faik MIFTARI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne