Vendimi i ShBA-së për tërheqje nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut zhgënjim i vërtetë

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, tha se vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut është “zhgënjim” i vërtetë.

Al Hussein në një deklaratë të bërë nëpërmjet rrjeteve sociale në lidhje me çështjen në fjalë tha se, “Nëse merret parasysh gjendja e të drejtave të njeriut sot në botë, SHBA-të në vend se të bëjnë hap prapa duhet të ecin drejt së ardhmes”.

Ai tha se vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut “nuk është për tu habitur”, ndërsa këtë hap e vlerësoi si “zhgënjim”.

Ndërkaq kryetari i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Vojislav Shuc në një deklaratë me shkrim tha se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duhet të shqyrtohet vendimi për plotësimin e vendit të zbrazët me tërheqjen e SHBA-ve nga Këshilli./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne