Vetëm 6 mijë gra fermere përfituan fonde në 8 vite, mbeten të varura ekonomikisht. Rreth 84 % të parave i “gllabërojnë” meshkujt

Në 8 vitet e fundit nga skema kombëtare e subvencioneve në bujqësi kanë përfituar në total 37.185 fermerë.  Numri i përfituesve ka pasur një rritje progresive nga viti në vit, nisur edhe nga rritja e fondeve të vëna në dispozicion.  Referuar raportit të auditimit të performancës së kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në bashkëpunim me Un Women,  duke analizuar periudhën nga viti 2016-2022, numri më i ulët i përfituesve regjistrohet në vitin 2017 me 1151 fermerë.  Ndërsa numri më i lartë konstatohet në vitin 2023, shifër e publikuar së fundmi nga Ministria e Bujqësisë me 8825 përfitues.

Shifrat e pasqyruara në raport, tregojnë për një numër shumë të ulët të përfitueshmërisë nga gratë fermerë. Në total në 8 vite, kanë përfituar vetëm 6042 gra, apo e thënë ndryshe rreth 16.2 për qind e numrit total të përfituesve. KLSH konstaton se rritja e numrit të grave përfituesve nga skemat kombëtare vihet re në periudhën 2020 dhe në vijim.

Raporti evidenton se buxhetimi i fondeve në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural realizohet në total dhe jo me bazë gjinore. Për këtë arsye KLSH rekomandon që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ekipet përkatëse të menaxhimit të programeve buxhetore të ngritura për përgatitjen e projektbuxheteve të marrin masa në rritjen e planifikimit të PBA-ve respektive në lidhje me produktin gjinor me qëllim rritjen e numrit të grave përfituese rurale nga shërbimet e ekstensionit nga skemat kombëtare dhe IPARD, me synim fuqizimin e tyre ekonomik.

Gjithashtu rekomandohet që Ministria të identifikojë në strukturat organike aktuale të Agjencive të Rajonale të Ekstensionit Bujqësor dhe Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore, një nënpunës gjinor lokal të ngarkuar në ndjekjen e produkteve buxhetore gjinore si dhe hartimin dhe miratimin e Planit të Veprimit për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave rurale në kohë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne