VIDEO / Atentati në Elbasan, autori me kapuç ekzekuton Emiljano Ramazanin për 30 sekonda

Publikohet videoja e ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Elbasan.

Në pamjet e filmike duke autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e vīktimës. Ai ecën drejt tij i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person që prej brenda.

Pasi kryen krīmin gjakftohtë, autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.

Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e djeshme poshtë pallatit të tij në Elbasan. 39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për në banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte në automjetin e tij.

Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar disa herë për trafik narkotikësh.

Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me pesë të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkōtike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.

Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne