VIDEO/ “Më lini të qetë”, u shpall “non grata” nga Meta, Borchardt shton rojet

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta e shpalli ‘non grata’, ambasadori Bern Borchard, ka marrë pjesë në takimin për Reformën Zgjedhore, ku shihet dhe me një prani të shtuar truprojash me vete.

Asnjë prej gazetarëve nuk është lejuar që të afrohet pranë ambasadorit, pasi mesa duket ai ka kërkuar qetësi të plotë.

“Më lini të qetë, OSBE-ja është organizatë legjitime”, do të shprehej Borchardt për gazetarët mbrëmjen e djeshme.

Presidenti Meta e shpalli Borchardt “non grata” në institucionin e tij, pasi sipas kreut të shtetit ambasadori nuk kishte respektuar dekretin e presidentit, dhe e kishte vënë në diskutim rolin e tij, si dhe iu kishte ngritur gishtin e mesit disa qytetarëve.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne