Vokshi: Erion Mashtruesi paraqet Institutin e Artit Kontemporan në Boston, si Kampusin e ri Universitar

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si një mashtrues, pas prezantimit nga ana e tij e Kampusit të ri Universitar në kryeqytet në Kongresin e Partisë Socialiste.

Sipas Vokshit, në fotot e projektit është “Instituti i Artit Kontemporan në Boston, jo Projekti për Kamposin e ri Universitar”.

Postimi i plotë i Vokshit

Erion Mashtruesi!

Ky në foto është Instituti i Artit Kontemporan në Boston, jo Projekti për Kamposin e ri Universitar!!!

Shikoje edhe njëherë se mos ke ngatërruar fotot, se ti edhe nuk gënjen zakonisht dhe mashtrimin nuk e përdor si mjet të vetëm pune!

Refuzojeni mashtrimin! Refuzojeni propagrandën!

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne