Vritet nga snajperi një punonjës i OKB-së në Bregun Perëndimor

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinë (UNRWA) njoftoi se një punonjës u vra nga një snajper në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu.

Punonjësi sanitar u qëllua dje në çatinë e shtëpisë së tij.

“Një punonjës sanitar i UNRWA-s në pjesën veriore të Bregut Perëndimor u qëllua dhe u vra në çatinë e shtëpisë së tij nga një snajper dje”, tha agjencia në X, duke shtuar:

“Kjo është hera e parë që një punonjës i UNRWA-së vritet në Bregun Perëndimor në më shumë se 10 vjet”.

Në deklaratë theksohet se Sufyan Jaber Abed Jawwad u qëllua për vdekje në çatinë e shtëpisë së tij nga një snajper në orët e hershme të së enjtes në kampin El Far’a, teksa thvillohej një operacion ushtarak izraelit.

Ushtria izraelite të enjten në mbrëmje u tërhoq nga qytetet veriore të Bregut Perëndimor, Tulkarem dhe Tubas, duke i dhënë fund ofensivave ushtarake disaditore ku u vranë 14 palestinezë.

Tensionet janë përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimor në mes të ofensivës shkatërruese ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, ku që nga që nga 7 tetori janë vrarë më shumë se 41.100 persona, kryesisht gra dhe fëmijë.

Përpos kësaj, mbi 700 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 5.700 janë plagosur nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 19 korrik që shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor./aa.com.tr

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne