Vuçiç viziton Turqinë në 7 maj

Në një takim me gazetarët në Presidencën Serbe në Beograd, Vuçiç vlerësoi vizitën zyrtare që do të bëjë më 7 maj në Turqi.

Ai tha se marrëveshja për tregti të lirë me Turqinë, e cila është firmosur tetorin e kaluar, ka bërë që eksporti i mishit të Serbisë të rritet me 22 ose 23 për qind.

“Kjo hap mundësi të reja për të ardhmen. Kemi shumë çështje të përbashkëta me Turqinë, duke filluar nga ato politike e deri tek ato ekonomike, shtuar edhe faktin se turqit janë turistët më të shumtë, numër të cilin dëshirojmë ta rrisim”, tha Vuçiç.

Qytetarëve të Serbisë u interesojnë vetëm përfundimet e këtyre lloj vizitave të nivelit të lartë, nënvizoi Vuçiç duke shtuar se takimet që zhvillohen me Turqinë janë mjaft produktive dhe si rezultat i këtyre takimeve janë hapur fabrika madje edhe në zonat më të thella të vendit.

Pas kontakteve në Turqi në 8 maj Vuçiç do të shkojë në Rusi, ku do të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Vuçiç tha se takimi me Putinin do të ketë efekte pozitive në marrëdhëniet dypalëshe dhe vëllimin tregtar ndërmjet dy vendeve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne