Zarif: Të huajt e mposhtur të largohen nga Afganistani

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se trupat e huaja, të cilët kanë dështuar në arritjen e qëllimit të tyre të supozuar të luftimit të talibanëve në Afganistan, duhet të largohen nga ky në mënyrë që vëllavrasja atje të mbarojë.

Zarif e bëri këtë deklaratë të dielën në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter në reagim ndaj zhvillimeve të fundit në Afganistan dhe pasi Presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se ai kishte pezulluar bisedimet e paqes me grupin Taliban për rolin e tij në një bombardim të fundit pranë ambasadës amerikane në kryeqytetin afgan, Kabul. “Të huajt e mposhtur duhet të largohen dhe vëllavrasja duhet të marrë fund, “tha Zarif në postimin e tij.

Ai theksoi se nëse vazhdonte prania e huaj ushtarake në Afganistan, ajo mund t’u sigurojë të huajve një mundësi “të shfrytëzojnë situatën, për të sjellë gjakderdhje të reja në Afganistan”. Diplomati i lartë i Iranit shtoi se Irani është “i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë dhe partitë afgane, si dhe me fqinjët, për të ndaluar vazhdimin e pafund të dhunës në këtë vend.” Komentet e Zarif vijnë pasi Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani tha më herët të dielën se paqja e vërtetë mund të ishte e mundur vetëm nëse militantët talibanë bien dakord për armëpushim dhe pranojnë bisedimet me qeverinë e Kabulit./parstoday

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne