“Zero tolerancë”/ Rama i “ashpër” me bizneset: Pasojat do të jenë të rënda! (Foto)

Pas aksionit që ka nisur në mbarë vendin për të goditur informalitetin, kryeministri Edi Rama u është drejtuar me një tjetër mesazh bizeneseve që nuk lëshojnë kupon tatimor.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Rama ka publikuar foto të aktiviteteve të bllokuara, ku krahas tyre shkruan se bizneset duhet të regjistrohen dhe të lëshojnë kuponin tatimor.

“#STOPINFORMALITETIT✋

Vijon në gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese.

Regjistrohuni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda #ZeroTolerancë“, shkruan Rama.

 

 

 

burimi:/tiranatoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne