Bota

Zhvendosja e Ambasadës rumune nga Tel Avivi në Jeruzalem, Kocijançiq: Qëndrimi i BE-së mbetet i pandryshuar

Qëndrimi i BE-së në lidhje me njohjen e Jerusalemit mbetet i pandryshuar, deklaroi sot zëdhënësja e përfaqësues së lartë të Unionit për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, Maja Kocijançiq, pas paralajmërimit të kryeministres rumune Viorika Dançilla se Bukureshti ka sjell vendim ta zhvendos Ambasadën e Rumanisë në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Kemi parë informacione me deklaratat e kryeministres por e pamë edhe reagimin e presidentit, do të qëndroj në këtë”, shtoi Kocijançiq.

Paralajmërimi i Dançilës hasi në kritika të ashpra nga ana e presidentit rumun Klaus Joanis i cili theksoi se miratimi i një vendimi të tillë është në kompetencë të tij dhe se kryeministrja tregon “jo-organizim lidhur me politikën e jashtme”.

Pasi administrata amerikane vitin e kaluar vendosi ta dislokojë Ambasadën e SHBA-së në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, një numër më i madh i shteteve në botë dhe posaçërisht BE-ja, u prononcuan kundër një hapi të tillë.

Bashkimi Evropian e konsideron Jerusalemin si “territor palestinez nën okupim të Izraelit. Deri tani asnjë vend anëtar i BE-së nuk e ka zhvendosur ambasadën e saj në Jerusalem edhe krahas asaj që disa prej tyre e mbështetën vendimin e SHBA-së, si Hungaria, Çekia dhe Austria.

Nëse Rumania vërtet vendos për një hap të tillë, kjo padyshim do të shkaktojë tensione mes vendeve anëtare, sidomos më shumë se Rumania aktualisht udhëheq me BE-në.

OPINIONE