Saturday, December 16, 2017
Rajoni Ambasadori i Kosovos ne Britani, Lirim Greiçeviçi sulmon Islamin dhe muslimanet e...

Ambasadori i Kosovos ne Britani, Lirim Greiçeviçi sulmon Islamin dhe muslimanet e Kosoves

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçevci i cili njihet edhe si zar i Enver Hoxhes, ish-ministrit te jashtem kosovar, ka dhënë një intervistë skandaloze për Huffingtonpost.

Injoranti Greiçeviç ka thënë se shqiptarët para se të sundoheshin nga osmanët të gjithë kanë qenë të krishterë. Greiçeviçi mbiemri i te cilit eshte serb, ka harruar te shtoje qe perpara osmaneve kosovaret ishin serbe.

“Kosova dikur ishte pjesë e Perandorisë Romake, atëherë Perandoria Bizantine dhe më pas pushtuan osmanët. Kemi qëndruar nën kontrollin e tyre për 500 vjet. Para kësaj, shqiptarët e Kosovës ishin kryesisht të krishterë”, ka deklaruar injoranti i Enver Hoxhes.

Greiçeviçi më tej ka thënë se me sundimin nga Perandoria Osmane shumica e njerëzve u kthyen në kulturën dhe fenë e saj, ndërsa sipas tij mëkati i vetëm i shqiptarëve është që u konvertuan në Islam.

“Sapo të integrohemi në fushën osmane, shumica e njerëzve u kthyen në kulturën dhe fenë e saj. Kjo ishte mënyra e vetme, ne mund të merrnim pjesë në jetën publike të perandorisë. Është gjithashtu arsyeja pse aleanca me Perandorinë Osmane ishte aq e fortë për ne. Mëkati ynë ishte se ne u bëmë pjesë e Perandorisë Osmane dhe u konvertuam në Islam”, ka deklaruar Greiçevci.

Por Greiçeviçi ka harruar te permendi edhe nje fakt. Sikur gjysherit e tij te mos ishin konvertuar ne Islam, sot Greiçeviçi do te ishte serb dhe jo ambasador i muslimaneve te Kosoves ne Londer.
238