Zyra e Burimeve Njerëzore të Presidencës turke ka përgënjeshtruar lajmin me temë “Emigracioni jashtë shtetit nga Turqia” të ditores “The New York Times”.

Ajo theksoi se nuk është i vërtetë pretendimi i këtij lajmi se “mbi çerek milion turq kanë emigruara nga Turqia në vitin 2017” dhe publikoi shifrat reale.

“Po të shohim të dhënat e Institutit të Statistikave të Turqisë, një agjenci e hapur për publikun, vërehet se numri i qytetarëve tanë që kanë emigruar nga Turqia në vitin 2017 nuk është mbi çerek milion, siç pretendohet në këtë artikull, por 113 mijë e 326. Kjo shifër është më pak se gjysma e asaj të pretenduar. Përveç kësaj, numri i qytetarëve të Republikës së Turqisë që janë emigruar në Turqi nga jashtë shtetit, është 101 mijë e 722, duke bërë që numri neto i qytetarëve që kanë emigruar jashtë shtetit gjatë vitit në fjalë të jetë 11 mijë e 554 veta”, nënvizon Zyra e Burimeve Njerëzore të Presidencës.

Komunikata në fjalë përfundon duke sqaruar se pretendimi i së përditshmes njujorkeze për çerek milion njerëz nuk reflekton numrin e qytetarëve turq që kanë emigruar jashtë shtetit, por totalin e qytetarëve të Republikës së Turqisë dhe të shtetasve të huaj që janë larguar nga Turqia në vitin 2017./ trt

40