Futbollisti turk i Barcelonës, Arda Turan, ka shënuar 3 gola dhe dhuruar një asist duke u bërë lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Hercules për Kupën e Mbretit të Spanjës, fituar 7-0 nga ekipi “Blaugrana”. Me këtë “hat-trick”, Arda Turan ka çuar në 11 numrin e golave të shënuar për Barcelonën gjatë këtij sezoni.

Arda Turan e kishte parashikuar se do të shënonte hat-trick në ndeshjen ndaj Hercules në Copa del Rey

Skuadra e Barcelonës fitoi ndaj Herculesit, me rezultat të thellë 7:0, në kuadër të Copa del Rey.

Hat-trick në këtë takim shënoi Arda Turan. Besoni ose jo, turku e kishte parashikuar se do të shënonte hat-trick. Këtë e ka zbuluar Ivan Rakitic.

“Unë nuk jam i befasuar, ai më tha: Vëlla, t’i paso për mua më shpejt, unë dua të shënoj hat-trick, ka deklaruar Rakitic.

22