De Niro iu përgjigj pyetjeve të David Smith nga gazeta angleze “Guardian”. Një nga pyetjet ishte edhe kjo “A e konsideroni Trumpin si fashist?”.

“Nëse ai do të kishte arritur të bënte atë që dëshironte, atëherë do të ishim në një situatë shumë të keqe në këtë vend. Me sa kam kuptuar unë, njerëzit janë tallur me Hitlerin, sepse të gjithë (diktatorët) u janë dukur komikë. Edhe Hitleri, edhe Musolini, edhe diktatorët dhe despotët e tjerë janë dukur qesharakë. Por ajo që më shqetëson mua në të vërtetë është se në ardhmen do të ketë njerëz, që do ta marrin atë (Trump) si shembull dhe në një farë mënyre ata do të ndikohen prej tij. Vetëm se ata do të jenë njerëz më të zgjuar, kështu që do të kenë personalitet më të larmishëm dhe do të jenë shumë dinakë. Si rrjedhojë ata do të kenë vlerat që ka ai, por si një despot do të jenë njerëz që do u shkaktojnë më shumë dëme njerëzve. Kjo është edhe ajo që më shqetëson mua. Pasi ka njerëz që e shikojnë atë dhe thonë: ‘Edhe unë dua të bëhem si ai’. Vetëm se ata do ta bëjmë shumë herë më mirë këtë dhe do ta luajnë lojën me më shumë mençuri”,- tha De Niro.

Në tetor, një nga bombat që kishin marrë në shënjestër drejtuesit më të lartë të Nju-Jorkut, shtëpitë e ish-presidentëve amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton, ishte dërguar edhe në restorantin e Robert De Niros.

Para kësaj ngjarjeje, në fjalën që kishte mbajtur në çmimet Tony, një program i transmetuar drejtpërdrejt në televizion, De Niro e kishte sharë Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, dhe fjalët e tij ishin përshëndetur në këmbë.

Kurse Trump kishte thënë për De Niron: “njeri me IQ të ulët”./ trt

12