Gazeta zyrtare ka publikuar vendimin për Talat Xhaferin

Nga Ndërmarrja Publike “Gazeta Zyrtare e Maqedonisë” në numrin e sotëm është publikuar vendimi se Talat Xhaferi është zgjedhur për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, me çka ai edhe zyrtarisht do të merr funksionin në dhomën ligjvënëse.

“Numri i sotëm i ‘Gazetës Zyrtare’ është shtypur, po rrjedh distribuimi i tij dhe më pas do të përgatitet edhe versioni në internet”, kanë informuar nga NP “Gazeta Zyrtare”.

Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit më 27 prill, ndërsa pas përzgjedhjes së tij pasoi dhunë në Kuvend ku u sulmuan deputetë dhe gazetarë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne