Irani do të lëshojë së shpejti një satelit të ri

“Sateliti ‘Doosti’ (Miqësia) do të lëshohet së shpejti”, tha ministri i Komunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit, Mohammad Javad Azeri Cehromi.

“Presim që Ministria e Mbrojtjes të caktojë një kohë dhe vend të përshtatshëm”, tha ai.

Sateliti i vetëm që është prodhim iranian, ka një peshë prej 52 kilogramë dhe është projektuar për qëllime civile.

Më 15 janar, sateliti i prodhimit vendor “Peyam” (Mesazhi), u dërgua në hapësirë, por dështoi faza e hyrjes së satelitit në orbitë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Franca e dënuan lëshimin dhe pohuan se veprimi ka shkelur rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

SHBA-të thanë se Irani “përmes aktiviteteve satelitore, fsheh programin e raketave balistike ndërkontinentale, me të cilin kërcënon Lindjen e Mesme dhe Evropën”.

Irani nga ana e tij tha se raketat e zhvilluara janë konvencionale dhe se aktivitetet satelitore janë për qëllime civile./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne