Konvertohet ne Islam pasi shikon ish liderin ekstremist Tommy Robinson me Kuran në dorë

Një burrë është bërë mysliman pasi ish-udhëheqësi i EDL-së (English Defence League), Tommy Robinson, u shfaq në televizionin kombëtar ku i bënte thirrje njerëzve që ‘ta lexojnë këtë libër’ duke pohuar se Kurani që po mbante në dorë të mëson dhunën.

Robinson u shfaq në emisionin ‘Miremengjes Britani të televizionit ITV’, duke mbajtur në dorë një Kur’an dhe duke thënë: ‘Në këtë tokë nuk do të ketë kurrë paqe për aq kohë sa kemi këtë libër’.

Ai më pas sfidoi dëgjuesit dhe bashkëdrejtuesin që ta ‘lexonin këtë libër’ duke pretenduar se në këtë libër kishte mbi ‘100 vargje që nxisin dhunën dhe vrasjen’.

Një person i quajtur Chrisos Onassis i cili tani mban emrin Abdul-Bari, mori përsipër këtë sfidë për të parë vetë saktësinë e pretendimeve të Robinsonit.

Chrisos Onassis (Abdul-Bari) bleu një kopje të të njëjtit përkthim që kishte në dorë Robinson por ai tani falënderon Robinsonin për udhëzimin e tij në Islam.

“Tommy Robinson tha që njerzit të lexonin Kur’anin për të parë të vërtetën, duke menduar se ata që do e lexonin do ta urrenin Islamin”.

‘Por une e pashë të vërtetën, hyra në Islam për shkakun e tij … Ai djalë nuk e di se për çfarë flet’.

‘Ai nuk e ka idene e kuptimit të Tefsirit (shpjegimit) të Kur’anit’./ Gazeta Impakt

burimi:meanwhileinbritain

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne