Islamofobi Shqiperia

Mbrojti terroristin kristjan të frymëzuar nga Skënderbeu, AMA gjobit Kastriot Myftarajn per “nxitje të urrejtjes mbi baza fetare”

 

Bordi i Autoritetit të Medias Audiovizive, (AMA), gjobiti televizionin Ora News për gjuhë urrejtjeje si dhe televizionet News 24 e TV Klan për transmetim reklamash të padeklaruara ndërsa televizioni Report TV u gjobit për dhunim të të drejtave të një fëmije.

Sipas një njoftimi për shtyp, televizioni Ora News mori gjobën më të lartë, 400 mijë lekë (te reja) në lidhje me një koment te islamofobit Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju Flet Moska” mbi sulmin terrorist në Zelandën e Re. AMA vlerëson se komenti mbart gjuhë urrejtjeje.

Bazuar në ankesat e ardhura në AMA-s dhe propozimet përkatëse, Bordi vendosi masat për rastet e mëposhtme:

RTV “Ora News”

Masën administrative me gjobë në vlerën 400,000 (katërqind mijë) lekë, ndaj RTV “Ora News”, për emisionin “Ju flet Moska”, të transmetuar në datën 18 mars 2019, me temën “Skënderbeu dhe vrasjet në xhamitë e Zelandës së Re”.

Bordi çmon se deklarime të tilla janë në shkelje të Ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Këto deklarime nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve, justifikojnë dhunën, nuk respektojnë gjuhën dhe larminë e traditave, besimeve fetare, kulturës dhe moralit të qytetarëve. Shkelja e këtyre parimeve ligjore gjatë këtij transmetimi përbën nxitje të urrejtjes mbi baza fetare dhe, si e tillë, është e dënueshme nga ligji. – thuhet ne njoftimin e AMA-s.

Per shkake te gjobes se mare Ora News eshte detyruar te fshije videon, por Gazeta Impakt posedon nje transkript te plote te saj. Me poshte mund ta lexoni se cfare  u tha ne emisionin e dates 18 mars 2019:

Masakra që terroristi kristjan Brenton Tarrant i frymëzuar nga Skenderbeu kreu në dy xhami të Zelandës së Re ishte në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” të islamofobit Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Në emisionin e tij ekstremisti Myftaraj justifikon sulmin e terroristit kristjan Brenton Tarrant. Islamofobi Myftaraj flet në mbrojtje të figurave mesjetare sikurse Skënderbeu prej të cilit ishte fymëzuar direkt terroristi kristjan Brenton Tarrant. Ai e justifikon terroristin kristjan dhe figurat insipruese te tij duke thënë se në të vërtetë autori i maskrës nuk kishte bërë gjë tjetër vetëm se kishte përzgjedhur me mendjen e tij disa prijësa historikë të njohur të Europës mesjetare të cilët kishin luftuar kundër Islamit. Islamofobi pretendon se Islami eshte nje fe që sulmon vendet dhe për këtë arsye nuk ka se për çfarë të preket Skënderbeu. Islamofobi Myftaraj anshkalon me këtë lloj analizë rolin e Skënderbeut si insiprues të terroristit kristjan në masakrën kundër muslimanëve në Zelandën e Re. Sulmin terrorist të Brenton Tarrantit ekstremisti islamofob Myftaraj e quan një përzgjedhje të terroristit për ti bërë një paralelizëm “agresionit islam” kundër vendeve të krishtera. Islamofobi pretendon edhe akuzon Perandorinë Osmane se i ka sulmuar shqiptarët kombëtarisht dhe fetarisht. Hapësirën e tij televizive të emisionit, islamofobi e shfrytëzon për të nxitur islamofobi edhe urrejtje fetare. Me këtë rast ai sulmon ezanin, thirrjen që bëjnë nëpër minare hoxhallarët, e cila është pjesë e ritualeve fetare islame si dhe pjesë e indenitetit fetar të shumicës së shiqiptarëve. Sipas islamofobit, ezani i thirrur me megafon dhe në gjuhën arabe është një shqetësim, alarmim dhe agresion për jo muslimanet dhe si rezultat sjell edhe reagime sikurse sulmi terrorist. Islamofobi Kastriot Myftaraj sulmon edhe shaminë e femrës muslimane. Nisur nga lajmi se kryeministrja e Zelandës së Re kishte mbuluar kokën me shami në shenjë solidariteti për muslimanët e masakruar në dy xhami në Christchurch, islamofobi e quan shaminë e femrës muslimane si robërim dhe poshtërim të femrës. Ai harron në këtë mënyrë se edhe figura të fesë së krishterë të terroristit Brenton Tarrant, sikurse Maria, Tereza apo edhe murgeshat, janë të mbuluara me shami. Ekstremisti islamofob në këtë rast ka sulmuar edhe kryeministren e Zelandës e Re.

Në fund të emisionit “Ju flet Moska” ai ka hedhur baltë ndaj librit të shenjtë të muslimanve, Kur’anit. Duke vecuar disa ajete kuranore, islamofobi pretendon se ato nxisin luftë.  Por e vërteta është ndryshe, pasi ajetet të cilave i referohet ekstremisti islamofob, flasin në të vërtetë per një marrëveshje të prishur dhe të shkelur nga ana e paganëve arabë në kohën e Profetit Muhamed, të cilet kishin masakruar edhe disa muslimanë. Videoja e mëposhtme nuk është gjë tjetër vetëm se një video e mbushur plot me urrejtje, rracizëm dhe islamofobi.

OPINIONE