Mësuesja në Nju Jork i shqyen shaminë 8-vjeçares, pushohet nga puna

Një mësuese zëvendësuese në lagjen Bronx të Nju Jorkut u shkarkua nga puna të martën pasi i shqeu shaminë nga koka një nxënëseje 8-vjeçare, Safa Alzockary, në Shkollën Publike 76.

31-vjeçarja Oghenetega Edah si fillim i tha vajzës që ta hiqte shaminë e saj, pastaj ia tërhoqi atë me forcë pas refuzimit të vajzës për ta hequr, ka raportuar New York Daily News.

Mësuesja gjithashtu i shkaktoi lëndim në syrin e saj të djathtë, por pa dëmtime të përhershme.

“Ishte e frikshme,” tha Safa sipas Daily News.

Babai i Safas, Mohamed Alzockary tha se ishte i tronditur nga rrëfimet e vajzës së tij.

“Unë nuk pres që një mësues ta bëjë këtë tek një fëmijë. Ajo është në rregull tani … por fëmijët, ata janë nervozë”, tha ai. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne