Në datën 9 tetor 2017 një avokate shqiptare dhe një përfaqësues i disa të larguarve nga organizata Mojahedin Khalq (MEK) u takuan me zyrtarë të UNHCR-së në Tiranë, Shqipëri. Takimi ishte kërkuar më 27 shtator nga avokatja që vepron në emër të dy ish pjesëtarëve të larguar nga MEK, të cilët dëshirojnë të dinë se cila do të jetë marrëdhënia e tyre e ardhshme me UNHCR.

Avokatja dhe një i larguar nga MEK u pritën në zyrat e UNHCR-së në Tiranë nga H. Balla e zyrës së mbrojtjes ligjore dhe H. Khan i cili është përgjegjës për anëtarët e MEK-ut në Shqipëri.

Avokatja që vepronte në emër të klientëve kërkoi shpjegime nga zyrtarët e UNHCR lidhur me statusin e klientëve të tij në Shqipëri, vështirësitë e tyre ekonomike dhe statusin e tyre ligjor.

Gjatë diskutimeve, H. Khan, i cili ishte përgjegjës për rivendosjen e anëtarëve të MEK-ut nga Iraku në Shqipëri, sqaroi një numër çështjesh për avokaten. Ai shpjegoi se UNHCR-ja kishte ndihmuar MEK që të zhvendoset në Shqipëri për ti shpëtuar nga kërcënimet që ata po merrnin në Irak. UNHCR kishte paguar anëtarët e MEK-ut në Irak, por tani që ata ishin vendosur në Shqipëri nuk ishin më përgjegjësi e UNHCR-së. Në kundërshtim me pretendimet e MEK-ut se UNHCR paguan 500 EURO çdo muaj për anëtarët e MEK-ut, përfaqësuesi i UNHCR-it shpjegoi se UNHCR-ja nuk i paguan më para MEK-ut për anëtarët e saj. Ai tha se MEK ka buxhetin e vet. Mek ka një marrëveshje me shtetin shqiptar dhe është përgjegjës për pagimin e anëtarëve dhe të larguarve, pasi kjo ishte një nga pikat e mirëkuptimit që MEK, amerikanët dhe shteti shqiptar kishin rënë dakord pasi që ata të transferoheshin në Shqipëri.

UNHCR-ja nga ana e saj po përpiqej të ndihmonte anëtarët e MEK-ut që ti integrojë në shoqërinë shqiptare duke u ofruar trajnime atyre sipas një marrëveshje që kishte me një OJQ shqiptare, Shërbimin për Refugjatët dhe Migrantët (RMSA), e cili po ndihmon anëtarët e MEK-ut në bazë të nevojave sociale.

Gjatë diskutimeve, dezertori i MEK-ut iu ankua UNHCR-së për mënyrën se si MEK i shantazhon anëtarët e saj në Shqipëri, duke i skllavëruar ata, duke përdorur kërcënime psikologjike dhe shantazhe dhe duke i kërcënuar me shpifje. I larguari e përshkroi rrjetin e spiunimit që MEK kishte ngritur kundër anëtarëve të vet, të cilët po e braktisin organizatën në masë të madhe. Ai u ankua se MEK i mban anëtarët plotësisht të izoluar, duke i ndaluar ata të bisedonin me familjet e tyre në Iran dhe në të gjithë botën. Nëse një anëtar do kapej duke folur me familjen e tij ose me një tjetër person të larguar, ai menjëherë dëbohet nga organizata dhe akuzohet sikur është një agjent i Iranit.

I larguari tregoi se si MEK kishte skllavëruar shumë nga anëtarët e tij për 30 vitet e fundit dhe tani që ata jetonin në një vend demokratik si Shqipëria, kjo organizatë ende i shantazhonte ata, duke i mbajtur ata të izoluar dhe duke mos i lejuar ata të gëzonin liritë e demokracisë dhe jetën qytetare.

Avokatja u tha zyrtarëve të UNHCR-së se këto pretendime i janë paraqitur asaj edhe nga shumë dezertorë të tjerë që jetojnë në një gjendje frike dhe kërcënimi nga kjo organizatë, e cila pretendon se do të sjellë demokracinë në Iran. Avokatja kërkoi nga përfaqësuesit e UNHCR-së të ishin të vetëdijshëm se MEK-u po i frikësonte dhe kërcënonte edhe familjet e anëtarëve të MEK-ut që kishin ardhur në Shqipëri për t’u takuar me të dashurit e tyre. Avokatja u tregoi përfaqësuesve të UNHCR-së se në një numër rastesh anëtarët e familjeve të anëtarëve të MEK-ut ishin mbajtur dhe kërcënuar edhe nga policia shqiptare sa herë që kishin ardhur në Shqipëri dhe përpiqeshin që të kontaktonin me të afërmit e tyre.

Avokatja u tha atyre se si kjo organizatë mund të flasë për demokracinë kur në të njëjtën kohë i trajton anëtarët e saj në një mënyrë kaq jonjerëzore, që sipas ligjeve shqiptare është një vepër penale? Avokatja i kërkoi UNHCR-së qëndrimin e saj ndaj këtyre akuzave kriminale që po bëjnë të larguarit kundër kësaj organizate totalitare që pretendon të luftojë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut? Si mund të punonte UNHCR-ja dhe të mbështeste një organizatë të tillë totalitare dhe skllavëruese? Ata pyetën stafin e UNHCR-së nëse ishin të vetëdijshëm se kjo organizatë po vepronte kundër konventave për të drejtat e njeriut dhe deklaratës universale të të drejtave të njeriut që Shqipëria ka nënshkruar dhe u mohon anëtarëve të saj lirinë e mendimit, lirinë për të krijuar një familje, lirinë e lëvizjes si dhe duke i trajtuar shumë nga anëtarët e saj si skllevër.

Për më tepër, avokatja pyeti se përse UNHCR nuk i përkrah të larguarit e MEK-ut, të cilët pas largimit nga organizata përfundojnë në rrugë dhe pa asnjë mbështetje? Duke mos i mbështetur këta njerëz që duan të gëzojnë liritë e tyre personale që garanton demokracia, UNHCR nuk po i ndihmon këta njerëz që meritojnë të jetojnë në liri në një demokraci.

Përfaqësuesit e UNHCR-së u përgjigjën se sjellja e MEK-ut ndaj anëtarëve të saj duhet të gjykohet nga qeveria shqiptare dhe në kuadër të marrëveshjes që ka me MEK. Avokatja vuri në dukje se kjo marrëveshje nuk është bërë publike dhe nuk është dorëzuar për shqyrtim dhe kështu askush nuk e di se çfarë është arritur në të vërtetë. Ajo që është e qartë aktualisht tregon se kjo marrëveshje është në kundërshtim me rregullat e UNHCR-së dhe legjislacionin për të drejtat e njeriut, sepse në mënyrë të qartë as anëtarëve e MEK, as dezertorëve dhe as familjeve të tyre nuk u janë dhënë të drejtat e tyre civile, të drejtat e njeriut.

Kur avokatja pyeti për statusin e tyre ligjor dhe atë se si UNHCR po kontribuon për këtë çështje – pasi që shumë prej tyre nuk kanë leje pune dhe statusi i tyre ligjor përshkruhet si refugjatë humanitarë – UNHCR u përgjigj se po punojnë me qeverinë shqiptare për të sqaruar statusin.

Ata sugjeruan që avokati që vepron në emër të tyre duhet të kontaktojë Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, pasi ky organ është përgjegjës për qëndrimin e tyre në vend.

Avokatja pyeti përfaqësuesit e UNHCR nëse ata ndihmonin financiarisht anëtarë e MEK-ut. Përfaqësuesit e UNHCR-së thanë se po, ata paguajnë disa anëtarë, rast pas rasti, por jo të gjithë. Ata po paguanin strehimin e M. A. një dezertori që ishte në një gjendje të dëshpëruar.

Dezertori i MEK i cili ishte në takim tha se ndihma që kishte marrë M. A ishte minimale. Ai ishte në gjendje të blinte me ndihmën vetëm pak kilogramë miell, vaj dhe sheqer për të ngrënë për një muaj të tërë.

Përfaqësuesi ligjor i UNHCR-së pranoi se mbështetja për anëtarët e MEK në Shqipëri ishte një problem i madh. Ai tha se edhe qeveria shqiptare nuk do të mbështesë refugjatët për më shumë se gjashtë muaj. Qeveria u jep atyre strehim, ushqim dhe pas gjashtë muajve ata do duhet ti sigurojnë vetë.

Por rasti i vështirë i anëtarëve të MEK u përkeqësua që kur ata u dërguan në Shqipëri në baza humanitare dhe jo si azilkërkues. Ata nuk kanë leje pune dhe nuk mund të integrohen në shoqëri.

Dezertori pretendoi se UNHCR-ja në të kaluarën i kishte paguar anëtarët e MEK me nga 500 euro në muaj, të derdhura në llogaritë e tyre. Megjithatë, H. Khan shpjegoi se kjo gjë kishte ndryshuar dhe nuk ishte më kështu. UNHCR-ja kishte dhënë mbështetje financiare për anëtarët e MEK-ut në vitin 2016, por tani ajo ka mbetur pa para. Ai tha se mbështetja e anëtarëve dhe dezertorëve të MEK ishte detyrë e MEK-ut që i solli në këtë vend dhe e qeverisë shqiptare që ra dakord ti strehonte Muxhahedinët.

Dezertori tha se zyra shqiptare e azilit i kishte thënë anëtarëve të MEK-ut se në vitin 2018, një organizatë humanitare mund të merrte përsipër kujdesin financiar të anëtarëve të MEK në Shqipëri. Por situata e të larguarve mbetet e paqartë dhe kjo do të thotë se shumë prej tyre do të vazhdojnë të vuajnë dhe do të luftojnë për mbijetesën e tyre ekonomike në Shqipëri.

Dezertori i MEK shpjegoi se shumë familje të anëtarëve të MEK-ut dëshirojnë të kontaktojnë me të afërmit e tyre në MEK, në mënyrë që ata të mund t’u sigurojnë atyre mbështetje dhe ndihmë. Por refuzimi i MEK-ut për të lejuar këtë kontakt dhe dakortësia e qeverisë shqiptare me këtë ndalim nënkupton se ata janë të detyruar të qëndrojnë me MEK-un ose të bëhen të varfër. Kjo nuk ështe një situatë e pranueshme kur shumë njerëz mund të ndihmoheshin nga familjet e tyre dhe nuk do të vareshin nga lëmoshet e ndonjë organizate.

Përfundimi i këtij takimi ishte se shumë anëtarë të MEK që duan të dezertojnë nga kjo ish organizatë terroriste, të cilët nuk duan të konsiderohen si luftëtarë dhe që duan të jetojnë në liri, nuk kanë asnjë mundësi, por vetëm të qëndrojnë në organizatë. Nëse ata vendosin të largohen nga MEK dhe të gëzojnë liritë dhe demokracinë e Shqipërisë, të martohen, të kenë fëmijë dhe të krijojnë familje si të gjithë njerëzit e tjerë të lirë, ata do të pësojnë vështirësi ekonomike dhe shantazhe nga MEK, spiunët e së cilës mbikqyrin dhe i kërcënojnë dezertorët. Ata do të akuzohen nga MEK sikur janë agjentë të Iranit dhe askush nuk do t’i ndihmojë. Ata nuk flasin shqip, nuk kanë aftësi te vecanta, shumica dërrmuese nuk ka leje pune dhe nuk mund të gjejnë punë në Shqipërinë e varfër. Ata nuk kanë pasaporta dhe nuk kanë mundësi të vendosen në vende të tjera të pasura në Evropë. E vetmja mundësi që kanë shumë nga anëtarët e MEK është që të qëndrojë me MEK-un në kampet e saj në Shqipëri. Ata do duhet të jetojnë një jetë të izoluar në të cilën ata po ashtu do jenë të detyruar ti pergjigjen thirrjes ne rast se behet thirrje për të kryer një luftë terroriste kundër Iranit.

Në fund të takimit, UNHCR-ja këshilloi avokaten dhe klientët e saj të kontaktojnë zyrën shqiptare për azil për të sqaruar statusin dhe gjendjen e tyre. U sugjerua gjithashtu që MEK duhet të cohet në gjykatë dhe ti kërkohet të paguajë të larguarit pasi që MEK kishte marrë përgjegjësinë për mbështetjen e tyre financiare pas transferimit të tyre në Shqipëri./ Gazeta Impakt

burimi:saharngo

43