Pogradec, përvetësonte pensionet përmes falsifikimit të dokumenteve, arrestohet postieri

Policia e Pogradecit, ka arrestuar një 40-vjeçar me detyrë postier në zyrën postare në këtë qytet, pasi akuzohet për veprën penale shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Sipas policisë mësohet se i arrestuari është Jetnor Shaho,40 vjeç banues në Pogradec. Ai akuzohet pasi merrte shuma monetare nga pensionistët dhe shpërblimet e tyre, duke falsifikuar dokumentat e marrjes së pensioneve për qytetarët pensionistë.

Bëhet e ditur se ndalimi i 40 vjeçarit erdhi pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për të akuzuarin.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23 janar 2019, pasi dyshohej se Jetnor Shaho, me detyrë postier pranë

Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne