Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka liruar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Stefan Çipa, ndërsa në vendin e tij është emëruar Agim Ismaili, i cili më parë ka qenë drejtor i AKU-së. Vendimi është marrë ditën e djeshme, ndërsa mëson se Çipa është emëruar në krye të Entit Kombëtar të Banesave.

Por pas 5 muajsh, u lirua edhe zëvendësuesi i ish-deputetit të PS-së. Stefan Çipa ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme, ai qenë më parë kryebashkiak i Sarandës dhe ministër i Brendshëm në 2002, ndërsa tashmë pas postit të drejtorit të Burgjeve do të drejtojë Entin Kombëtar të Banesave.

Çipa u emërua në datë 3 shtator të vitit të kaluar në vendin e Arben Çukos, i cili u shkarkua nga ministrja Gjonaj, ndërsa më pas u prangos në datë 21 tetor po të vitit 2018. Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa u kap nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime.

20