Uashingtoni: Gjermania nuk po bën sa duhet për të frikësuar Rusinë

SHBA akuzon Gjermaninë se nuk ka marrë një rol aktiv në frikësimin e Rusisë, për të cilën ato besojnë se është kërcënimi kryesor ndaj NATO-s.

Duke theksuar nevojën për të frikësuar Rusinë, një media gjermane citoi një ish-zyrtar të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA të thoshte se Berlini duhet të bëjë më shumë për të kundërshtuar kërcënimin e Moskës, të cilin ai thotë se është aktualisht një problem real për NATO-n. Duke e quajtur Gjermaninë një vend të pasur, Elbridge Colby, një ish nënsekretar i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, tha se është përgjegjësia e Berlinit të shpenzojë më shumë jo vetëm për mbrojtjen e vet, por edhe për aleatët e tij në NATO. “Berlini duhet të përfshihet më shumë në përpjekjet për të frikësuar Rusinë”, tha ai në një intervistë me revistën gjermane Focus. Colby kritikon Berlinin, ndërsa forcat e armatosura gjermane tani janë vetëm një hije e asaj që ishin gjatë Luftës së Ftohtë, konkludon revista gjermane Focus./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne