1 në 3 shqiptarë nuk ka para të konsumojë një vakt mish në muaj, ndërsa 3 në 3 pushtetarë janë nginjur nga korrupsioni

Në të gjithë botën çmimet e ushqimeve kane fituar një stabilitet, ndërsa në Shqipëri vijojë të qëndrojnë të larta dhe me tendencë të theksuar rritje. Prilli ka shënuar rritje me 3.4% të çmimeve të ushqimve, fruta-perime, vaji, mishi, bulmeti.

Vaji, mielli dhe buka e cila arriti një rritje deri në 40% gjatë 2022 nuk janë ulur më në Shqipëri, në të gjitha vendet e tjera janë ulur.

Qeveria krijoi edhe borde antikushtetuese për karburantin dhe ushqimet dhe rezultati është rritje-rritje-rritje.

Sipas statistikave të INSTAT, grupi i ushqimeve u rrit me 3,4% në muajin prill, ndërsa nëngrupi grupi i drithërave pësoi rritje me 5%. Koston më të madhe në tryezën e familjeve shqiptare vijon ta ketë veza, qumështi dhe djathi me rritje 15%, ndërsa në fillimvit rritja për këtë kategori ishte deri në 28%.

Të dhënat tregojnë se 1 në 3 shqiptar nuk ka mundësi të konsumojë mish.

Pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike po vuajnë më së shumti këtë rritje galopante çmimesh. Por edhe shtresa e mesme është prekur rëndë nga inflacioni.

Qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për zbutjen e varfërisë në vend.

Ndërkohë që shqiptarët shohin çdo ditë superskandale korruptive të pushtetarëve, të cilët janë nginjur me paratë që vjedhin nga taksat dhe pasuritë e shqiptarëve./SYRI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne