2 sulme me autobomba në një xhami në Libi, raportohen shumë të vrarë dhe të plagosur

Si pasojë e dy sulmeve me bombë në qytetin Bingazi të Libisë humbën jetën 27 persona.

Në dy sulmet me autobomba përpara një xhamie në Bingazi mbetën të plagosur edhe rreth 50 persona.

Bëhet e ditur se ndër të vrarët është edhe një autoritet i nivelit të lartë të shërbimit informativ të vendit.

Sulmet nuk janë sipërmarrë ende nga askush./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne