29 Tetori, Festa e Republikës së Turqisë festohet me entuziazëm në gjithë vendin

Republika e themeluar në 29 tetor 1923 mbush 96 vjet.

Festa e Republikës, ashtu si çdo vit, edhe këtë vit festohet me entuziazëm të madh në tërë vendin dhe përfaqësitë jashtë shtetit.

Opera dhe Baleti Shtetëror i Mersin-it organizoi një koncert në kuadër të aktiviteteve të Festës së Republikës.

Në koncert në shoqërimin e orkestrës simfonike iu paraqit artdashësve pjesë nga lufta e Çanakkalasë, Sakarjas dhe Ofensivës së Madhe, që luajtën një rol të madh në historinë e çlirimit të Turqisë.

Në Karabyk u tregua një interes i madh për marshimin me fener, të organizuar me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës.

Qytetarët, nën shoqërinë e bandës së bashkisë, marshuan me flamuj turk dhe pishtarë në dorë drejt qendrës së qytetit.

Festime entuziaste kishte edhe në Eskişehir.

Në lumin Porsuk pati një kalim me varka dhe pishtarë si dhe u organizua shfaqje me fishekzjarrë.

Mijëra qytetarë të mbledhur në buzë të lumit ndoqën kalimin duke e shoqëruar me marshe njëzëri.

Kurse adresa e festimeve nën shoqërinë e gajdes dhe horonit (një valle folklorike e krahinës së Detit të Zi) ishte nënprefektura Çajeli e rrethit Rize.

Qytetarët e mbledhur në parkun Ahmet Mesut Yılmaz festuan themelimin e Republikës duke marshuar drejt qendrës së nënprefekturës.

Edhe në Soke të rrethit Aydin pati festime.

Qytetarët e mbledhur në sheshin “Republika” marshuan me pishtarë dhe flamuj turk në duar. Ata treguan një interes të madh edhe për koncertin e zhvilluar në qendër të nënprefekturës me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne