3.4 milionë euro në “Toyota Yaris”, Gjykata e Apelit rikthen në burg katër të pandehurit

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë përsa i përket dosjes “Toyota Yaris”.

Apeli ka rikthyer masën e sigurisë “arrest me burg” për Edi Likën, Klevi Likën, Agim Çekën dhe Alban Mollaymerin. Në datën 6 nëntor, Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda ndryshoi për ta masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi kishin kaluar afatet e paraburgimit.

Ndërkohë, Shkalla e Parë më herët ka rikthyer për hetim dosjen pranë Prokurorisë për Krime të Rënda. Të ndaluarit akuzohen si të përfshirë në ngjarjen në të cilën u bllokuan në një automjet tip “Toyota Yaris” një sasi paradh prej 3.4 milionë eurosh./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne