6 mijë € për të liruar trafikantin, avokati i gjyqtares: SPAK selektiv, pse s’u veprua për gjyqtarin tjetër?

Një ditë përpara seancës për marrjen në pyetje në gjykatën e Posaçme  ka folur avokati i gjyqtares Mimoza Margjeka dhe burrit të saj Arben Cara. Avokati Ilia Ilia ka ngritur dyshime të forta në lidhje me këtë çështje duke i mëshuar faktit se janë mbajtur standarde të dyfishta nga SPAK.

Ndërkohë u del u thotë personi i interesuar, që takova avokatin e individit tjetër se janë dy persona që kanë bërë kërkesë për zëvendësim mase dhe më tha që kam mbaruar punë me 7500 euro me kryetarin e gjykatës që nënkupton kryetarit e trupit gjykues.

Në këtë rast as ndaj asaj avokateje dhe as ndaj kryetarit të gjykatës nuk ka procedim të regjistruar. Megjithëse ky individ sikur shprehet me të zotin e hotelit…Pse nuk u ndërhy në rastin konkret, pse është qëllimi i autorizimit dhe përgjimit për të realizuar flagrancën.

Morën vendimin SPAK për të penalizuar Moza Margjekën dhe të shoqin, se i shoqi mbahet për të penalizuar Moza Margjekën se nuk ka asnjë provë tjetër. Goditja është bërë selektive” tha avokati Ilia Ilia.

Avokati pretendon gjithashtu se e mbrojtura prej tij jetonte në hotelin e Klaudio Zhillës. Gjykata e posaçme do të zhvillojë të shtunën në orën 10:00 seancën për marrjen në pyetje për Nejton Balin, Klaudjo Zhillën dhe Skënder Demirajn, avokatin që  akuzohet se i kanë dhanë shumën prej  6 mijë euro bashkëshortit të gjyqtares Arbën Cara për të ndryshuar masën e sigurisë Orion Balin. Ndërsa në seancë pritet që të marrin pjesë të 5 personat e akuzuar, të cilët akuzohen për veprën penale” Korrupsion pasiv I gjyqtarëve , prokurorëve dhe funksionarëve të drejtësisë./Abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne