68 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në gjithë vendin, shtrimet në Infektiv dhe humbjet e jetëve nga sëmundja.

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 68 raste të reja me COVID-19.

24 në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, 5 në Vlorë e Berat, 3 në Elbasan, Lezhë, Kavajë, 2 në Shkodër, Kurbin e Korçë dhe 1 në Divjakë e Lushnje.

Shifrat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë pas testimeve të bëra pas gjurmimit epidemiologjik dhe rasteve të dyshuara./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne