Shqiperia

770 mln euro humbje/ Teliti: do ndërhyjmë me emergjencë në ekonomi

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti shkruan se plani i opozitës është që të ndërhyjë me emergjencë në ekonominë e vendit pas ardhjes në qeveri.

Sipas Telitit, Shqipëria ka humbje totale të të ardhurave 770 milionë euro, kurse vetë qeveria parashikon se të ardhurat mesatare për frymë në 2020 do të bien me 5.7% ose 270 euro më pak për shqiptar.

Teliti duke akuzuar qeverinë aktuale thotë se ajo do ndëshkohet me votë do të japë llogari teksa PPP-të që ka firmosur do të kthehen në investime.

Ja statusi i plotë nga Dorjan Teliti

Ekonomia ne zgrip, Qeverise i ka dale situata jashte kontrollit.
Te paret per taksat me te larta.
Te paret per korrupsionin endemik te strukturave shteterore.
Te paret dhe te vetmit qe brastisem ekonomine.

Vete Qeveria parashikon qe te ardhurat mesatare per fryme ne vitin 2020 priten te bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro me pak per çdo shqiptar.

COVID 19 nxori teresisht zbuluar paaftesine e qeverise per te menaxhuar situaten ekonomike, braktisjen qe i beri qytetareve dhe bizneseve, te gjithe e shohim qartesisht humneren ku na ka zhytur. Sipas te dhenave zyrtare humbja totale e te ardhurave vleresohet te arrije te pakten 770 milione euro.

Asnjehere me pare, as ne vitet e krizes boterore ekonomike 2008, Shqiperia nuk ka shenuar nje rekord te tille ne renie, e kjo lidhet kryesisht me mungesen e vizionit dhe menaxhimin e keq te taksave & parave te shqiptareve nga Qeveria.

Ne 7 vjet qeveria e Rames mbeti ne nivelin e premtimeve elektorale propagandistike te “luges prej floriri” te tryezes bosh te shqiptareve, jo vetem duke mos mbajtur asnje prej tyre por duke i zhytur shqiptaret gjithnje e me shume ne varferi te skajshme.

Kjo situate ka deshperuar te madh e te vogel, te ri e te moshuar. Nxjerrja e vendit nga ky batak ekonomik qe po u merr frymen shqiptareve nuk eshte i lehte por nuk eshte as i pamundur.

Partia Demokratike e ka kete mision te qeverisjes se saj dhe ne platformen tone shqiptaret do te trajtohen si qytetare te denje te ketij vendi dhe me mundesi te barabarta. Qeveria e oborrtareve do te jape llogari bashke me miqte oligarke dhe parate e shqiptareve do tu kthehen mbrapsht atyre.

Cdo PPP korruptiv dhe cdo para e cuar padrejtesisht ne xhepat e oligarkeve do te kthehet ne investim per nje jete me te mire per shqiptaret, qe te rrine ne Shqiperi dhe jo me syte nga bota.

Kjo nderhyrje ne ekonomine e vendit eshte emergjence e ne do ta kryejme nje ore e me pare, bashke me shqiptaret qe do te ndeshkojne shume shpejt me vote qeverine e babezitur qe ka pervetesuar gjithcka, ne tafmane e saj per te marre cdo gje.

Por sic populli thote…tafmaja madhe te le pa gje./tpz

OPINIONE

INTERVISTA