A do te arrestoje antiterrori shqiptare muslimane apo iraniane per ti bere qejfin Izraelit dhe Amerikes?

Alban Dautaj dhe antiterrori amerikan

Ne date 9 gusht 2023 ambasada amerikane ne Tirane njoftoi qe:

Drejtori i Programit të Asistencës për Antiterrorizmin në Shërbimin e Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit (#ATA), Timothy Leeds dhe menaxheri i programit James Doherty vizituan Shqipërinë për t’u takuar me zyrtarë në Ambasadën e SHBA dhe Policinë e Shtetit Shqiptar. 

Të shoqëruar nga oficerja e re e Sigurisë Rajonale e Ambasadës, Kathryn Hammond, z. Leeds dhe z. Doherty u takuan me Drejtorin e Policisë së Shtetit Shqiptar Muhamet Rrumbullaku dhe diskutuan mënyrat se si ATA mund të vazhdojë të mbështesë zbatimin e ligjit në Shqipëri. Zyrtarët amerikanë dhanë gjithashtu një dhurim shtesë pajisjesh për Policinë e Shtetit. Gjatë vizitës së tyre, zyrtarët e ATA-së u takuan me Drejtorin e Kundër Terrorizmit, Alban Dautaj për të vizituar zyrat e tyre dhe diskutuan se si kurset e mëparshme të trajnimit kanë përfituar nga operacionet kundër terrorizmit në Shqipëri. Vizita theksoi bashkëpunimin e fortë mes Zyrës së Sigurisë Rajonale të Ambasadës Amerikane dhe Policisë së Shtetit Shqiptar.

Alban Dautaj duke marre instruksione nga Timothy Leeds mbi persekutimin e muslimaneve ne Shqiperi
Duke qene se muslimanet shqiptare jane mesuar tashme qe sa here qe zyrtare nga Uashingtoni vizitojne Tiranen, regjimi i Edi Rames dhe policia e antiterrorit arrestojne muslimane ne mase, dhe duke qene se ne shtator Shqiperine do e vizitoje ministri i jashtem i Izraelit, Eli Cohen, mundesia ekziston qe policia e antiterrorit ne koordinim me ambasaden amerikane dhe izraelite do te fusi neper burgje me dhjetra muslimane per te krijuar terror ne mesin e atyre shqiptareve qe mund te mendojne qe te protestojne kunder Izraelit.

Ne nentor te vitit 2016 kur Izraeli erdhi te luaj futboll ne Shkoder, policia e antiterrorit me urdher te Mossadit izraelit ndaloi rreth 150 muslimane shqiptare ne te gjithe Shqiperine dhe dhjetra prej tyre u arrestuan si terroriste edhe pse me pas dolen te pafajshem. Terrori i regjimit te Rames dhe Izraelit u shkaterroi jeten dhe mbajti ne burgje: Ergys Faslian, Xhezair Fishtin, Medat Hasanin dhe Bekim Protopapen.

Pikepyetja dhe frika e madhe qe kane besimtaret muslimane ne kete fund muaj gushti dhe fillim shtatori eshte se kujt do ti bjere lapsi per te shkuar ne burg nga amerikanet, izraelitet dhe kuislinget shqiptare kesaj radhe? A do te burgosi antiterrori muslimane vehabiste dhe me mjekra apo ndoshta dezertoret e xhihadit iranian te Maryam Rajavit?

Allahu qe e di te ardhmen, i mbrojte muslimanet nga antiterrori, amerikanet dhe izraelitet ne muajt qe vijne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress