A mbaroi dashuria për muslimanët e iftarexhiut dhe umrexhiut protestant Erjon Veliaj ?!

Nga Floriar Arapi

Komuniteti Musliman lajmëroi se falja e namazit të Bajramit nuk do të kryhet atje ku kryhet zakonisht në sheshin sheshin Skënderbej por në bulevardin Dëshmoret e Kombit. Si arsye për mosfaljen e Bajramit në shesh, bashkia e Tiranës ka dhënë se sheshi është i zënë sepse bashkia u ka dhënë leje kioskave që shesin qofte për ata që ndjekin ndeshjet e futbollit të kampionatit evropian.

Kjo tregon një ndryshim në politikën e Veliajt, pasi Veliaj megjithëse vetë i përket besimit te krishterë protestant, gjithmonë e ka paraqitur veten si njeriu më promusliman. Ai ka qenë politikani që ka shtruar më shumë iftare nga të gjithë, ka dalë në publik si tifoz i Turqisë, madje ka arritur deri atje sa të shkoj në Qabe në vitin 2023 në një akt që përbën shkelje të normave islame dhe ofendim të fesë islame, pasi vendi i shenjtë islam, Qabeja, nuk vizitohet vetëm se nga muslimanët.

Por çfarë ndodhi që dashuria e re e Veliajt për shitësit e qofteve, e kaloi dashurinë për muslimanët ?!

A ndodhi kjo dashuri për shkak se ky nuk është një vit zgjedhor ?!

Apo mos vallë dashuria e Veliajt për muslimanët u venit, pasi një dashuri tjetër doli në skenë, dashuria për LGBT ?! Apo mos ndodhi që Veliaj u merzit se muslimanët e kanë paditur atë në SPAK për shpërdorim detyre me shkeljen e ligjit në martesën që u krye në taracën e bashkisë ?!

Apo mos ndodhi që dashuria për Izraelin e ka vënë në pikëpyetje dashurinë për muslimanët?! Këto dhe pikëpyetje të tjera, muslimanët janë të interesuar dhe presin që Veliaj t’iu përgjigjet dhe të sqaroj se “a mbaroj dashuria e madhe e tij për muslimanët”?!/mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne