Bota Opinion

A mund t’i përgjigjet ushtarakisht Irani presionit të SHBA-së?

nga Makram Najmuddine

Irani, i cili gjendet nën presionin e vazhdueshëm të Amerikës, në vend që të zgjedhë që të bëjë një “tërheqje nderi” nga të gjithë konfliktet rajonale, mund të zgjedhë që t’i dalë kundër SHBA-së dhe të rrisë edhe më shumë tensionin mes tyre. Në aspektin rajonal, Teherani po kthehet në një Uashington të ri. Është një super-fuqi rajonale që është përfshirë në shumë raste të ndryshme në rajonin e Azisë Perëndimore. Për këtë arsye, kërkesat mes SHBA-së dhe Iranit sa vijnë dhe krijojnë më shumëm distancë mes tyre, gjë që ka rritur më shumë në mënyrë direkte dhe indirekte potencialin e një përplasje të mundshme.

Tetë nga dymbëdhjetë kushtet paraprake që Sekretari i Shtetit për SHBA-në, Mike Pompeo ka parashtruar për një marrëveshje të re të mundshme me Iranin kanë të bëjnë me ndikueshmërinë rajonale të Iranit në Siri, Irak, Liban, Jemen dhe në Palestinë nëpërmjet ndihmave që u ofron aktorëve jo shtetërorë në këto vende. Për Uashingttonin, ndikueshmëria e Iranit në rajon po kthehet gjithnjë e më shumë në një kërcënim të papranueshëm për interesat e SHBA-së si dhe të aleatëve të saj në këtë rajon. Në aspektin rajonal, Teherani po kthehet në një Uashington të ri. Është një super-fuqi rajonale që është përfshirë në shumë raste të ndryshme në rajonin e Azisë Perëndimore. Ndërsa nga këndvështrimi i Iranit rajoni shërben si një mjet mbrojtës përsa i përket kërcënimeve të sovranitetit dhe stabilitetit të Iranit. Për këtë arsye, kërkesat mes SHBA-së dhe Iranit sa vijnë dhe krijojnë më shumëm distancë mes tyre, gjë që ka rritur më shumë në mënyrë direkte dhe indirekte potencialin e një përplasje të mundshme.

Sipas Iranit, SHBA-ja po përdor si një mjet marrëveshjen bërthamore në mënyrë që të mund të arrijë në rajon ato të cilat nuk ka mundur t’i arrijë deri tani. Një burim ushtarak iranian që gjendet aktualisht në Siri është shprehur kështu për Al-Monitor: “Çështja kryesore këtu është Siria. Duke qënë se këtu kanë harxhuar miliarda dollarë (për të rrëzuar Presidentin Bashar Assad) dhe kanë dështuar, kërkojnë që të hakmerren nga Irani duke u tërhequr dhe hedhur baltë mbi marrëveshjen bërthamore.”

Sipas të njëjtit burim, Irani uk do të pranojë asnjëherë që ta kthejë Sirinë në një mjet për negociata: “Vendimin do ta marrin sirianët. Ishin ata që e thirrën Iranin dhe jo SHBA-ja dhe aleatët e saj.(…) Numri i këshilltarëve iranianë që gjenden në Siri është i kufizuar. Në fakt, problematika e amerikanëve nuk qëndron tek numri i tyre. Problemi i tyre qëndron në faktin se besimit të krijur kundrejt Iranit si dhe ndikueshmërinë dhe efektin që ka Irani mbi aktorë të tjerë të përfshirë në luftën e Sirisë,”

Rindezja e debatit në lidhje me marrëveshjen bërthamore sjell në kujtesë tensionin e krijuar pas pushtimit të SHBA-së në vitin 2003 të Irakut. Presidenti i asaj kohe i SHBA-së George W. Bush në vitin 2002 e pati përfshirë edhe Iranin në “Aksin e Djallit” gjë e cila vërtetonte edhe njëherë se edhe Irani do të ndante të njëjtin fat me Irakun. Në atë periudhë pushtetin në Teheran e kishin reformatorët, të cilët morrën iniciativën në Irak dhe zgjodhën që të pozicionoheshin kundër. Aleatët e Iranit në Irak si dhe grupimet e tjera që Irani i mbështeste me armë dhe me financa hynë bashkë në një luftë që i sfiliti dhe për këtë arsye mbetën të pushtuar nën drejtimin e SHBA-së. Një pjesë e këtyre grupeve luftojnë aktualisht në Siri. Grupime të këtilla si Asaib Ehil El Hak dhe Kataib Hizbullah ende vazhdojnë të ruajnë emrat që kishin gjatë luftës në Irak, dërsa grupime të tjera si Hizbullah El Nuxheba vazhdojnë të ruajnë të njëjtët emra.

Përveç këtyre, ekzistojnë edhe milici të tjera të krijuara në Siri të cilat duket se janë të përfaqësojnë Iranin aty. Në mesin e tyre më i dukshëm është pozicioni i Bazave Bekir. Ky grup shprehet se është krahu i armatosur i eksitremstëve Bakkara, megjithatë, po kështu përcjell edhe mesazhin se është pjesë e “Aksit të Rezistencës” të udhëhequr nga Irani. Kjo organizatë, në një fjalim të mbajtur më 6 prill është shprehur se “do të çlirojë” “çdo centimetër të atdheut tonë të shtrenjtë” nga ushtarët amerikanë dhe nga ata turq dhe e ftuar popullin sirian që të qëndrojë larg bazave ushtarake dhe centraleve të “amerikanëve pushtuesë”. Organizata, që ëstë shprehur se do të vazhdojnë rrugën e tyre të rezistencës duke i qëndruar besnikë Assadit, ka theksuar se “do të mbrojë unitetin Republikës Arabe dhe të gjithë ymetit mysliman.”

Milici të këtilla si ajo Bekir, të cilat duken se janë mbështetëse të Iranit në Siri deri më tani nuk kanë vënë në asnjë moment në objektiv për t’u sulmuar bazat ushtarake të SHBA-së. Megjithatë, mediat kanë bërë me dije disa herë se SHBA-ja ka sulmuar grupime që mbështesin Iranin. Sulmi i fundit i kësaj natyre është regjistruar gjatë muajit qershor, ku është bërë me dije se në mesin antarëve të organizatës Irak Kataib Hizbullah kanë mbetur të vrarë 20 persona. Fillimisht përgjegjëse për këtë sulm është mbajtur Amerika, megjithatë më vonë një zyrtar amerikan ka bërë me dije se sulmi ajëror i realizuar në kufirin me Irakun është në të vërtetë një vepër e izraelitëve.

Sipas informacioneve të burimit ushtarak iranian në Siri: “Irani nuk mund t’i ndalojë aleatët e tij apo edhe grupimet e tjera nëse ato vendosin të qëndrojnë kundër pushtimit. SHBA-ja është në fuqi pushtuese në Siri dhe ashtu siç ka ndodhur edhe me popullin irakien ka shumë sirianë që e duan vendin e tyre dhe që duan të luftojnë kundër pushtimit ashtu siç kanë luftuar kundër grupeve terroriste që mbështeteshin nga amerikanët. ”

I njëjti burim e ka përshkruar si në vijim situatën në Siri ndërkohë që lufta pothuajse po përfundon: “në mesin e të rinjve sirianë ekziston një ndjenjë e fortë nderi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me pushtimin e SHBA-së. E kemi parë tashmë sesi sirianët arritën që t’i dilnin kundër atyre që bënë izraelitët. Ushtria po kundërpërgjigjet. Për më tepër, grupime ushtarake të përbëra tërësisht nga sirianë tashmë po përgatiten dhe trajnohen kundër pushtimit në Golanqë po zgjat për vite të tëra.

Për Iranin qëndrimi në Siri shkon përtej rëndësisë së mbrojtjes së regjimit të Assadit. Irani gjendet i përfshirë në këtë luftë edhe për të siguruar sigurinë e tij kombëtare, gjë e cila ka të bëjë edhe me ndikueshmërinë në Irak dhe në Liban. Për ta kutuar edhe më mirë këtë situatë është e nevojshme të mbahet në mendje edhe mënyyra sesi udhëheqësit iranianë e perceptojnë sigurinë e tyre kombëtare.

Koncepti i sigurisë kombëtare në Iran mund të përkufizohet në dy drejtime të ndryshme: fillimisht, elementët që përbëjnë kërcënim për vendin, për shembull parandalimi i forcave armiqësore që gjenden rreth e rrotull kufinjve të vendit, së dyti rritja e ndikueshmërisë në rang rajonal. Për këtë arsye, sa më shumë të jenë siguruar këto dy elementë, aq më e madhe do të jetë forca mbrojtëse kundrejt kërcënimeve më të mëdha që mund të vijnë edhe nga forcat rajonale edhe nga forcat globale. Në një fjalim në të cilin udhëheqësi fetar Ajetullah Ali Hamanei i është drejtuar familjeve të dëshorëve që kanë rënë në luftën në Irak dhe në Siri, ka dhënë në mënyrë indirekte një mesazh edhe në lidhje me këtë politikë duke u shprehur se: “Ata shkuan atje për të luftuar kundër armikut dhe nëse ata nuk do ta kishin bërë një sakrificë të këtillë tashmë ky armik do të kishte arritur deri në vendin tonë. (…) Nëse nuk do t’i kishin parandaluar, tashmë do të ishim të detyruar që t’i luftonim në Kirmanshah dhe Hamadan.”

Parë nga ky këndvështrim, duke qënë se të gjitha këto parakushte të parashtruara nga Pompeo dhe kërcënimi për vendosjen e sanksioneve të naftës kundër Iranit mund të sjellin nxitjen e një konflikti potencial në Teheran shihen si elementë kërcënues të sigurisë kombëtare. Në një situatë të këtillë, vetëm koha do të tregojë nëse thëniet dhe bëmat e SHBA-së do ta çojnë Iranin deri në pikën që të mbrojë veten me armë në dorë.

Burimi : i.web.tr/ ML

OPINIONE

INTERVISTA