Abadi: Referendumi në Kurdistanin e Irakut nuk do të ketë asnjë përfitim për kurdët

Kryeministri irakian deklaroi se Iraku është një shtet i vetëm dhe se organizimi i referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku nuk do t’u sjellë asnjë dobi qytetarëve kurdë.

Agjencia e lajmeve IRIB bën të ditur se Heidar Abadi, kryeministër i Irakut, tha se “ekzistojnë njerëz të korruptuar”, të cilët abuzojnë me lirinë e komuniteteve dhe etnive të ndryshme të Irakut për të garantuar interesat e tyre personale. “ Për fat të keq, disa shtete dhe persona mendojnë se larmia etnike dhe fetare e Irakut është faktor dobësie, por populli irakian është i vendosur të ruajë larminë kulturore dhe etnike, tolerancën dhe bashkëjetesën paqësore si dhe kompaktësinë territoriale të Irakut”, theksoi Abadi. Më 7 Qershor 2017, disa parti politike kurde në një takim me kryetarin e rajonit të Kurdistanit të Irakut, Masud Barzani, vendosën që më 25 Shtator 2017 të organizohet referendumi për shkëputjen e Kurdistanit nga Iraku, por kjo ide është kundërshtuar nga qeveria e Bagdadit, grupet politike irakiane si dhe nga shumë vende të rajonit dhe të botës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne