Abbas: Zgjedhjet nuk do të mbahen nëse Izraeli nuk lejon që palestinezët të votojnë në Jerusalem

Presidenti i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbasbëri të ditur që zgjedhjet nuk do të mbahen nëse Izraeli nuk lejon që palestinezët të votojnë në Jerusalem.

Në fjalën e hapjes së mbledhjes së Këshillit Revolucionar të Lëvizjes Fatah që u organizua në qytetin RamallahBregut Perëndimor, Presidenti Abbas tha: “Ne jemi seriozë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve dhe besojmë në këtë. Zgjedhjet nuk janë mbajtur prej vitit 2006 e këtej prandaj është e nevojshme që ato të mbahen, por jo me çdo kusht”.

Abbas theksoi se është e nevojshme që zgjedhjet të mbahen në Bregun Perëndimor, Gazë dhe Jerusalem, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Që prej fillimit kam thënë që nëse banorët e Jerusalemit nuk votojnë në qytetin e tyre, nuk do të ketë zgjedhje. Askush nuk mund të bëjë presion mbi ne dhe ne nuk i pranojmë këto presione”.

Duke vënë në dukje që edhe grupet palestineze, me në krye Hamasin e njoftuan Hanna Nasir, kryetarin e Komitetit Qendror të Zgjedhjeve të Palestinës se kanë pranuar të marrin pjesë në zgjedhje, Presidenti Abbas tha se vetëm çështja e mbajtjes së zgjedhjeve në Jerusalem ka mbetur e paqartë dhe se në këtë kontekst i kanë dërguar Izraelit një mesazh, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Si rezultat i presioneve ndërkombëtare Izraeli kishte lejuar që palestinezët të votojnë në Jerusalem në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2005 dhe 2006 si dhe në zgjedhjet e vitit 1996./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne