Shqiperia

Adoleshentja ruse e mbytur në Ksamil, dyshohet se është goditur nga një motor uji

Identifikohet adoleshentja ruse e cila humbi jetën sot në plazhin e Ksamilit. Ajo është 15-vjeçarja me iniciale K.R banuese në Shen Petersburg Rusi.

Pasi trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës, ku mjekët kanë konstatuar dy plagë, një në bërryl dhe tjetra në shpatullën e majtë.

Policia dyshon se adoleshentja ruse mund të jetë përplasur me ndonjë shkëmb, ose është goditur me ndonjë motor uji.

Për këtë ngjarje është vënë ne dijeni ambasada ruse në Shqipëri.

OPINIONE