Vedat Muriqi ka thënë se Kosova do të luajë për fitore ndaj Izraelit. Sipas Muriqit bëhet fjalë për ndeshje të veçantë. “Brenda fushës do të mundohemi të luajmë futboll. Tifozët e kanë punën e vet, protestat nuk mund të ndalen. Luajmë para tifozëve tanë dhedo të luajmë për fitore”, ka thënë Muriqi, shkruan Paparaci. I pyetur nëse pret që futbollistët izraelitë të fishkëllehen nga tifozët kosovarë në Stadiumin Fadil Vokrri për shkak të luftës së vendit të tyre në Rripin e Gazës, Muriqi ngurroi të flasë por tha se “është diçka që ndodh”.
“Për Izraelin është lojë e veçantë, por nuk dua të flasë jashtë fushës. Fishkëllimat ka në të gjitha stadiumet dhe fishkëllimat dhe protestat ne nuk mund t’i ndalim, kështu që, ne brenda fushës do të mundohemi të luajmë futboll, sa i përket tifozëve jashtë fushës, secili e ka përgjegjësinë e vet, prandaj nuk jam i interesuar për këtë punë personalisht”, tha Muriqi raporton raporton Rtv Dukagjini.
Futbollistët e Kosovës nën presion dhe shteti i tyre as që reagon në mbrojtje të interaseve të tyre aq sa po reagon në mbrojtje të interesave të Izraelit.
Me cfarë të drejte policia apo cfarë quhen ata izraelitë, kanë pushtuar aeroportin e Prishtinës dhe kontrollojnë shtetasit që futen në territorin e Kosovës?
A ka ndonjë eksperiencë të ngjashme Kosova kur ishte e pushtuar nga serbët?
A është ky shkelje e territorialitetit?
Përse federata e futbollit të Kosovës tregon se ekipi izraeit është pajisur me postera e cdo gjë tjetër për të bërë fushatë sensibilizuese për lirimin e pengjeve ndërkohë që në Kosovë nuk u lejuan protestat pro palestineze dhe kundër kësaj ndeshjeje?
Ende nuk bëhen të ditur emrat e futbollistëve të Kosovës pasi nëpër media sociale ka filluar sulmi moral duke i kërkuar kosovarëve të bojktojnë ndeshjen me Izraelin dhe duke i quajtur futbollistët tradhëtarë. /GazetaImpakt