Afganistan, vriten 20 pjesëtarë të forcave të sigurisë

Të paktën 20 pjesëtarë të forcave të sigurisë e kanë humbur jetën si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe militantëve talebanë në rrethin Gizab të provincës Urozgan të Afganistanit.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Urozgan, Hattab Hancar, në deklaratën për mediat, tha se militantët kanë sulmuar qendrën e Gizab, pas së cilës ka ndodhur përleshja.

Ai tha se në përleshjet e 48 orëve të fundit kanë humbur jetën 20 pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa janë vrarë 18 militantë dhe janë plagosur 22 të tjerë.

Ndërkohë në deklaratën e talebanëve, pretendohet se si pasojë e sulmit janë marrë nën kontroll shumë stacione policore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne